Surdulli: Koha që ne të reflektojmë dhe t`i analizojmë gjërat brenda dhe jashtë LDK-së
Gjilan – Shaip Surdulli kryetar i degës së LDK-së në Kamenicë dhe kandidat për deputet ka thënë se tani është një mundësi që ne të reflektojmë dhe t`i analizojmë gjërat brenda dhe jashtë subjektit, sepse votuesit dhe simpatizantët e LDK-së, meritojnë më shumë korrektësi dhe punë nga të gjithë ne.
Postimi i plotë i Shaip Surdullit
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Fillimisht dua që të ju përgëzojë për zgjedhje demokratike dhe tolerante duke e shtuar besimin e qytetarit për të votuar në të ardhmen.
Faleminderit shumë strukturave të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit për angazhimin dhe mundin e tyre të palodhur gjatë fushatës parazgjedhore.
Faleminderit qytetarëve që na kanë besuar me votën e tyre dhe vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e respektojmë mendimin e qytetarit dhe shpresojmë se ky ndryshim në skenën politike të ketë anën pozitive në të mirë të Kosovës.
Tani është një mundësi që ne të reflektojmë dhe t`i analizojmë gjërat brenda dhe jashtë subjektit, sepse votuesit dhe simpatizantët e LDK-së, meritojnë më shumë korrektësi dhe punë nga të gjithë ne.
Me respekt,
Shaip Surdulli

