ARKATANA

Lufti Haziri thotë se “LDK e ka Kosovën në dorë”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pohon se LDK është partia më e madhe politike në Kosovë dhe si e tillë ka amanet që ta qojë Kosovën përpara.

Haziri ka thënë se të gjitha çështjet e rëndësishme të Kosovës si demarkacionin, ushtrinë, dialogun dhe të gjitha temat e mëdha do i kryej LDK-ja.

Uji Dea

Madje Haziri e ka përmendur edhe rikthimin e komunave nga Lindja e Kosovës brenda kufirit të Kosovës.
Jo vetëm Kosovën por Haziri ka përmendur edhe Ballkanin, duke thënë se fuqia e ardhshme në Ballkan janë pikërisht LDK-ja.

“LDK, si partia më e madhe politike sot, ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara. Vota për demarkacionin me Malin e Zi, marrja datës për liberalizimin e vizave, integrimi i minoriteteve etnike në nivel komunal dhe të drejtat e tyre në pushtetin lokal e deri në asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogu për normalizim dhe rikthimi i komunave nga Lindja e Kosovës brenda kufirit të Kosovës, Ushtria e Kosovës në Forcë të Armatosur dhe integrimet euroatlantike, janë detyrë dhe amanet që LDK t’i shtyjë përpara për Kosovën.” ka shkruar Haziri në facebook.