FIDANISHTJA

Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila çdo këngë e shndërron në hit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Argjentina Ramosaj këngëtarja e rritur në Holandë vazhdon të sjell për publikun shqiptar muzikë shumë kualitative.

Këngë këto të cilat shndërrohen në hite dhe dëgjohen nga të gjitha moshat.

Kjo është pra Argjentina, e cila pa shumë zhurmë, pa skandale ka arritur të bëhet një nga këngëtaret e vetme shqiptare që këngët e saj dëgjohen me vite dhe nuk vdesin kurrë, shkruan Gazeta Blic

Hidromorava

Interpretuesja e shumë hiteve si Engjejt qajnë, Pse, Jeta Vazhdon, Deja Vu, Si Shiu, etj së fundmi ka publikuar edhe një këngë e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptar.

Kënga quhet “Bad Boy” dhe ka ardhur në bashkëpunim me reperin e njohur nga Prishtina Vig Poppa.“Bad Boy” apo në shqip që do të thotë “Djali i keq” është inçizuar në studion e “Cekic Beatz” dhe vetëm për pak orë ka arritur që të kap rreth 150 mijë klikime në kanalin zyrtar YouTube, shifër jo vogël kjo.

Një gjë është e sigurt, Argjentina është e destinuar që këngët t`i bëjë hite pavarësisht se çfarë zhanri janë ato./Gazeta Blic