Celina largohet nga City, transferohet te skuadra e ligës së dytë
Bersant Celina gjatë kësaj vere do të largohet nga Manchester City. Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina nuk do të mbetet në Manchester City, sepse nuk ka vend në skuadrën e Pep Guardiolas.
Sipas Manchester Evening News, Celina gjatë kësaj vere do të transferohet në ligën e dytë angleze.
Për lojtarin 20 vjeçar interesim kanë shprehur tre skuadra, Bolton, Ipswich dhe Leeds, me këtë të fundit si favoritin kryesor.
Celina sezonin e fundit ishte i huazuar në Holandë te skuadra e FC Twentes. /Express/


