Hidromorava

Drita mposht me lehtësi Drenicën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në javën e 23 të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dritës para mbi 1,000 shikuesve me lehtësi ka mposhtur “kuq e zinjët” e Drenicës, me rezultat bindës 3-1.

Sulmuesi i Dritës, Xhevdet Shabani edhe njëher bëri me dije se është sulmuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll, pos që bëri dy asistime prefekte që u shndërruan në gol, ai arriti te fitoj një penalti edhe të shënon një gol në portën e portierit mysafir Flamur Nezirit.

Mysafirët rastin më ideal në pjesën e parë e patën në minutën e 2-të, Kreshnik Uka i cili gjuan mjaft mirë, por Rexhepi i Dritës shpëton portën e tij.

Në minutën e 4-të, Xhevdet Shabani nga 27 metra në mënyrë milimetrike harkon duke gjetur Kastriot Rexhën i cili nuk e pati të vështir me kokë të gjej rrjetën e mysafireve për 1-0.

Gjashtë minuta më vonë, Xhevdet Shabani edhe njëher tregon kualitetin e tij harkon nga këndi e me kokë Liridon Leci e bën të kapitulloj edhe njiher portjeri i Drenicës, Flamur Neziri.

Futbollistët e Dritës golin e tretë e arrijnë në minutën e 62-të, Livoreka harkon nga 13 metra e me kokë Xhevdet Shabani e detyron portierin Neziri ta nxjerr topin nga rrjeta .

Uji Dea

Futbollistët e Drenicës arrin të zbusin epërsinë në minutën e 68-të, pas kombinimeve të mira i saktë nga 12 metra ishte Armend Abazi duke e mposhtur portierin e Dritës, Leutrim Rexhepin.

I pandalshmi Xhevdet Shabani pengohet në zonë të rreptësisë në minutën e 80-të, duke fituar një penalti, por nga pika e bardhë dështon kapiteni Fidan Gërbeshi i cili gjuan mbi portën e Nezirit.

Mysafirët në minutën e 92-të, nëpërmjet Denis Peposhit kishin mundësi të zbusin epërsinë por një gjë të tillë nuk e lejon Gërbeshi i cili shpëton portën e tij.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Sedat Pajaziti, këtë humbje e merr përsipër.
“Përgjegjësin e humbjes e kam unë që bëra disa gabime në formacion, djemtë u angazhuan mjaft por nuk arritëm më shumë ndërsa Drita u tregua skuadër e fort”.

Ndërsa trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka deklaruar
“Arritëm tri pikë të vlefshme, futbollistët u angazhuan mirë, pjesën e parë e luajtëm mirë ndërsa e dyta ishte më e dobët por me rëndësi jemi në hap me kreun e tabelës dhe po i synojmë objektivat tona”.

Në javën e 24-të, Drita është mysafire e Vëllaznimit të Gjakovës./rajonipress/