United Hospital

Nis shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

​Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë. Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 km afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00.

ARKATANA

Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë i madh.

Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’i blejnë online në linkun www.mybootika.com. /Express/