United Hospital

Terziu: LDK dhe PDK u ndëshkuan nga qytetarët e zhgënjyer

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se PDK dhe LDK në Gjilan humbën pikërisht nga votuesit e zhgënjyer dhe nga ata që kanë pritur ndryshime në këto vitet e fundit. “Ky ndëshkim mund të rritet edhe më shumë në zgjedhjet lokale nëse dy akterët Zenun Pajaziti dhe Lutfi Haziri nuk reflektojnë” tha Terziu.

Terziu thotë se arsye pse ka fituar VV në Anamoravë është tek shkaku që koalicionet tjera nuk kanë ofruar kandidatë të denjë për kryeministër e sidomos LDK-ja, dhe e dyta se janë zhgënjyer populli në qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së.

Sipas Terziut, Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së e humbi këtë subjekt në këto zgjedhje sepse s`ka ofruar njerëz të aftë e të sinqertë dhe se ka riorganizuar PDK dhe më shumë është treguar njeri i kabinetit.”PDK i munguan njerëzit kyç siç është Qemajl Mustafa, Fadil osmani e kuadro të dëshmuara nga ky subjekt politik”

Kurse, Lutfi Haziri është ndëshkuar dhe bashkë me këtë edhe LDK-ja pikërisht se nuk i kanë përmbushur premtimet e dhëna dhe janë treguar inferior ndaj elektoratit të vet dhe jo bashkëpunues.

“Ky ndëshkim mund të rritet edhe në zgjedhjet lokale nëse dy akterët Zenun Pajaziti dhe Lutfi Haziri nuk reflektojnë” tha Terziu.

Uji Dea

Lutfi Haziri edhe qytetarëve ua ka mbyllur dyert për takime dhe të gjithë ata qytetar që nuk i ka takuar ose i ka injoruar realisht i ka pasur kundër.”Qytetari din të ndëshkojë kur duhet dhe nuk harron. Luta ka premtuar shumë e ka realizuar fare pak projekte për ta përmirësuar jetën e qytetarit të rëndomtë. Luta tërë kohën ka qëndruar nëpër takimet e LDK-së në Prishtinë dhe kjo i është hakmarrë” tha Terziu.

Terziu tha ase VV ka marrë vota nga njerëzit e zhgënjyer pikërisht nga taborret e LDK-së dhe PDK-së dhe qytetari thjesht po donë me pasur ndryshime.

“VV gjatë fushatës ishte shumë aktive, ka takuar elektoratin dhe të gjitha shtresat qytetare nëpër lokalitete, derisa dy koalicionet tjera më tepër janë marrë me facebook fushatë”.

Anamorava sipas Terziut është anashkaluar nga Qeveria dhe realisht asnjë projekt nuk është finalizuar në Anamoravë me mjetet e Qeverisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.