Shkodran Mustafi shënon në fitoren e Arsenalit
Në këtë ndeshje ishte titullar edhe mesfushori Granit Xhaka i cili pati një paraqitje të mirë.
Mbrojtësi i shqiptar i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi ka shënuar sërish në fitoren e Arsenalit me rezultat 3:0 në Emirates kundër ekipit të Watfordit.
Kjo ishte fitorja e parë e ekipit londinez pas dy humbjeve radhazi në ligë. Ndërsa Golat e tjerë i shënuan Aubameyang e Mkhitaryan.
Megjithatë Mustafi nuk arriti të përfundonte ndeshjen pasi në minutën e 73 për shkak të një lëndimi u detyrua të largohej nga fusha.
Në këtë ndeshje ishte titullar edhe mesfushori Granit Xhaka i cili pati një paraqitje të mirë.
http://www.albinfo.ch/shkodran-mustafi-shenon-ne-fitoren-e-arsenalit/


