Armend Thaqi, golin ua dedikoj familjes sime
Gjilan – Nuk ka dyshim, futbollisti më i mirë tek “bardh e kuqët” e Gjilanit është mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi.
Thaqi përpos që është i pa kaluar nga sulmuesit kundërshtarë, ai shumë herë po gjen rrjetat kundërshtare, duke e bërë këtë futbollist “shpëtimtar” të Gjilanit.
Thaqi në minutën 78-të, me eurogol nga goditja e lirë e ka lënë të shtangur portierin e Vllaznisë, Arlind Gashin.
Thaqi përpos që me emocion e festoi golin e tij, ai ka puthur edhe barin në fushë dhe për këtë ai shpjegon.
“Golin u’a dedikoj familjes sime që për mua është gjithçka e shenjët, ata janë inspirimi im në jetë ndërsa puthjen që e bëj në bari i falënderohem zotit për shëndetin që më jep mua dhe familjes sime”./rajonipress/


