FIDANISHTJA

Partitë e mëdha humbin bastionet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zgjedhjet e 11 qershorit, përveç rezultateve të përgjithshme, kanë sjellë ndryshime të mëdha edhe në nivele lokale, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Bastionet të cilat dikur llogariteshin si të PDK-së apo të LDK-së nga 11 qershori kanë ngritur flamurin e kuq të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Gjilani, Ferizaj, Vitia, Fushë Kosova, Vushtrria, Kaçaniku, Hani i Elezit e Kamenica janë nëntë komunat në të cilat lëvizja “Vetëvendosje” ka përmbysur të përhershmit.

Këtë lëvizje të elektoratit analistët politikë e shohin si një ndëshkim të dyfishtë që qytetarët ua kanë bërë LDK-së dhe PDK-së.

Sipas tyre, pakënaqësia me qeverisjen e tyre në nivel lokal, shto këtu edhe faktin që të dyja këto parti kanë bashkëqeverisur në nivel nacional, kanë bërë që qytetarët t’i mbajnë përgjegjës dyfish për dështimet e tyre, shkruan tutje Gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Profesori universitar Dashnim Ismajli thotë se këto rezultate nuk kanë qenë diçka për t’u befasuar, duke marrë për bazë ngritjen e vazhdueshme të “Vetëvendosjes” gjatë viteve.

“Kjo ngritje ka ardhur duke ngjallur-formuar guximin, duke rritur kritikën ndaj keqqeverisjes dhe mosqasjes me seriozitet të partive në pushtet për t’i tejkaluar sfidat e shtetndërtimit, mirëpo njëkohësisht edhe mosofrimi i një jete të dinjitetshme për qytetarin”, ka thënë ai për gazetën.

Ismajli thotë se “Vetëvendosje” parimisht nuk ka qenë e luhatshme dhe ka qëndruar e sinqertë ndaj qytetarit dhe programatikes së saj.

“Vetërrëzimi i qeverisë nga ana e PDK-së, aferat korruptive, arroganca dhe bërja e të fortit, mandej lidhja e një koalicioni komandantësh e ndasitë regjionale janë vetëm disa nga indikatorët për t’u ndëshkuar PAN-i nga qytetari. Keqqeverisjet e postkonfliktit kanë luajtur rol vendimtar në rritjen e mosbesimit të qytetarit ndaj institucioneve vendore. Gjithashtu një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe mosflirtimi i LVV-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me partitë e tjera dhe këmbëngulësia e saj në fushatën elektorale për ndërtimin e shtetit”, thotë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.