UBT

Miliarda humbje nga informaliteti

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bazuar në raportet ndërkombëtare, që flasin për Kosovën, mësohet se ekonomia joformale është rritur nga 35 në 38 për qind, ndërsa edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë zvogëluar fare, përkundrazi, janë rritur , duke kapur shifra galopante e të frikshme.

Sipas analistëve, pasuria e politikanëve fund e krye është e pajustifikueshme, sepse ata bënë milionat vetëm e kryesisht përmes informalitetit, kontrabandës dhe futjes nën kontroll të disa kompanive të mëdha “politiko-kriminale dhe mbi ligjin “, që kanë krijuar monopol të paparë në import, por edhe në të gjitha fushat e tjera fitimprurëse. Ata vlerësojnë se politikës së inkriminuar po i konvenon ekonomia joformale, kur dihet se shumë politikanë kanë grumbulluar milionat përmes kompanive, të cilat i dirigjojnë dhe ua vjelin tallin e madh.

“Republika e Kosovës, edhe me gjithë këto probleme, ka potencial të përmirësojë situatën aktuale në ekonominë e saj, mirëpo kjo garniturë e politikanëve aktualë duhet ndryshuar rrënjësisht, ky është kushti kryesor, sipas mendimit tim, për ndryshim, edhe rekomandimet e zyrtarëve të BEsë, ambasadave të huaja, ekspertëve të ekonomisë, Odave Ekonomike shkojnë në atë drejtim që kjo garniturë e politikanëve duhet ndryshuar për të ndryshuar edhe situata për të mirë”, theksoi Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për ” Kosova Sot” se ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. “Rreth 30 për qind llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës. Republikës së Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm, si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metoda efektive për të parandaluar ekonominë joformale”, ka potencuar ai.

Fiskalizimi i pjesshëm

Sipas ekspertit Beqiri, në bazë të disa analizave buxheti i shtetit i humb nga 2 deri 3 miliardë euro në vit nga kjo veprimtari ilegale, ndërsa ende shumë kompani nuk janë fiskalizuar. “Në vendet rurale nuk ka një vullnet për të paguar tatimin, gjithashtu komuniteti serb është duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë kosovare. Siç dihet, ata ende vazhdojnë që valutë zyrtare të kenë dinarin serb, dhe nuk respektojnë asnjë ligj të shtetit. Vetëm në vitin 2017, sipas ATK-së, për shmangie tatimore apo evazion fiskal janë realizuar 667,014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa”, ka theksuar ai. “Në anën tjetër, korrupsioni është një virus i pashërueshëm deri më tani, që po i përcjellë vazhdimisht organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Prijësit tanë duhet që të jenë më të ndërgjegjshëm para qytetarëve dhe shtetit që sapo mbushi 10 vjet të ekzistencës së tij si shtet i pavarur dhe sovran”, u shpreh më tej Beqiri. Këta politikanë duhet urgjentisht të hartojnë strategji efektive për ta luftuar këtë dukuri që njëherësh është edhe njëri nga obligimet që duhet të përmbushen në rrugëtimin drejt BE-së. Korrupsioni është njëra nga arsyet pse qytetarët e Republikës se Kosovës janë kaq pesimistë për të jetuar dhe për të investuar në tokën ku sakrifikuan shumë”, vlerësoi ai.

Shteti po i mbyll sytë para paligjshmërive

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë për ” Kosova Sot “, se parimisht nuk është ndjenje e mirë kurshkruan për Qeverinë e vendit tënd fjalë jo të mira, por keqqeverisja e tyre, zhvatja që po i bëjnë buxhetit të vendit të tyre, është aq e madhe sa nuk po munden t’i mbyllin sytë para një krimi ekonomik që po lulë- zon çdo ditë. “Çështja se sa ka korrupsion dhe grupe formale këtë e di çdo qytetar dhe të gjitha raportet dhe vërejtjet që vijnë nga miqtë ndërkombëtarë janë pikërisht për korruptimin e elitës politike dhe shtimit të pasurisë së tyre shumë të madhe në krahasim me të hyrat e tyre ligjore, po problemi qëndron që organet kompetente që po heshtin kjo të dhemb më së shumti”, theksoi ai. “Organet e drejtësisë ose janë joprofesionale ose janë me të vërtetë të kapura nga grupet kriminale të afërta me politikën ditore, sepse ekonomia informale të sillet afërsisht 40 për qind, si dhe krimi i organizuar të rritet çdo ditë e më shumë, po ashtu edhe pasuria e paligjshme e po kësaj elite politike, pra duhet të reflektojnë duke dhënë rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit, përndryshe duhet të japin dorëheqje dhe të hapin rrugë për njerëz që kanë vullnet që të vendosin ligjin në këtë vend”, theksoi më tutje Kadriaj .

Hidromorava

“Politikanët që i kemi sot në ulëset e Qeverisë janë pasuruar aq shpejt, saqë askush nuk e di mënyrën e pasurimit të tyre. Politika në njëfarë mënyre ka qenë e inkriminuar, por viteve të fundit, sidomos në Kosovë, kjo po vërehet shumë qartë, që politikanët janë duke jetuar përmes kompanive të cilat i kanë nën kthetrat e tyre”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot”

Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për ” Kosova Sot”, tha se rritja joformale e ekonomisë nga 35 deri ne 38 për qind është vetëm fillimi i falimentimit të Kosovës nga aspekti financiar. Ai ka frikën se qytetarët do të vuajnë edhe më shumë për ushqim, sidomos shtresa e ulët dhe e mesme do të preken më së shumti nga kjo. “Nëse Qeveria e Kosovës dhe politikanët nuk ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e informalitetit, Kosova rrezikon të shkojë drejt e në falimentim”, vlerëson Grapci.

Kontrabanda duhet të ndalet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për ” Kosova Sot”, tha se informaliteti ne ekonominë e Republikës se Kosovës është evident dhe këtë nuk mund ta bëjë çdo njeri apo biznes, por këtë e bëjnë njerëzit e fuqishëm ekonomikisht, që sot thonë dhe lavdërohen se po punësojnë njerëz dhe po e mbushim buxhetin e vendit. “Pasuria dhe monopolet që kanë krijuar disa biznese në vend, këto të gjitha i kanë bërë duke i shkelur ligjet dhe duke bërë kontrabandë dhe krim të organizuar në ekonomi, sepse nuk munden të pasurohen bizneset aq shpejt, siç janë pasuruar disa biznese dhe individë me punë të ndershme dhe në përputhje me ligjin. Të gjitha produktet, të cilat kanë akcizë në vendin tonë, mbi 50 për qind e tyre kontrabandohet dhe shiten në vendin tonë”, u shpreh ai. “Ka ende shumë pompa të karburanteve të pafiskalizuara, ka me tonelata cigare që kalojnë pa paguar doganë dhe shumë gjëra të tjera dhe këto i dinë të gjithë”, vijoi më tej Neziraj. ” Është koha e fundit që Qeveria e re duhet të veprojë në institucione që duhet të luftojnë këtë dukuri, sidomos Doganat, Administrata Tatimore,Policia, e sidomos ajo e krimeve ekonomike, me qëllim që të ndalet shkalla e lartë e kontrabandës, e cila është duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të vendit dhe po pasurohen individët e caktuar. Prandaj, është momenti i fundit që të gjithë ata që e duan këtë vend t’i shpallin luftë kësaj të keqeje, që e ka kapluar vendin , sot nuk ka patriotizëm më të madh se të kontribuosh në buxhetin e vendit, sepse me këtë do të kemi më shumë zhvillim ekonomik, arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë, por edhe të jetohet më mirë dhe më me dinjitet”, thotë ish-deputeti Neziraj.

“Qeveria e re duhet që të ketë një kontroll më të madh në institucionet që janë përgjegjëse për të luftuar këtë dukuri, që është duke e falimentuar shtetin dhe besoj se në këtë drejtim shumë shpejt do të shihen rezultate nga Qeveria ‘Haradinaj'”, theksoi Xhevdet Neziraj për “Kosova Sot”

Kriminalizimi i ekonomisë, me vulën e politikës

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu (LVV), për ” Kosova Sot “, tha se e kemi këtë shkallë aq të lartë të informalitetit, ngase e tëra kjo po vjen nga involvimi i krerëve të shtetit në krim dhe kontrabandë. “E kemi këtë situatë, ngase pasuria e politikanëve tanë më të lartë të shtetit është fund e krye pajustifikueshme, sepse ata i bënë milionat e tyre vetëm dhe kryesisht përmes informalitetit, kontrabandës”, theksoi ai. Opozitari Salihu thotë se janë politikanët tanë ata që i kanë futur nën kontroll shumicën e kompanive të mëdha, “politiko-kriminale dhe mbi ligjin “, që kanë krijuar monopole të papara në import, por edhe në të gjitha fushat e tjera fitimprurëse. “Politikanëve të inkriminuar po u konvenon ekonomia joformale, kur dihet se shumë politikanë kanë grumbulluar milionat përmes kompanive, të cilat i dirigjojnë dhe ua vjelin tallin e madh”, potencoi Salihu.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.