Hidromorava

LDK: Pas ratifikimit të Demarkacionit, Qeveria të shpërbëhet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u përgaditur për zgjedhje të reja pasi që sipas tij, koalicioni qeverisës pas kalimit të Marrëveshjes së Demarkacionit duhet të shpërbëhet dhe të shpallën zgjedhje të reja. Ai po ashtu ka paralajmruar se do të ketë iniciativ nga kjo parti pas ratifikimit të Demarkacionit ndërsa nuk e ka mohuar edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen , raporton “Zeri.info”.

“Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje të reja. Pas ratifikimit të Demarkacionit do të shihen hapat që do të ndërmerr LDK nëse qeveria nuk do të shpërbëhet vet”, ka thënë Hoti.

Ai ka përmendur edhe problemet që po has Kuvendi për të marrë vendime për shkak të mungesës së kuorumit.

“Seancat e kuvendit nuk janë duke u mbajtur normalisht. Shumica parlamentare nuk po vie ne Kuvend duke bërë kështu që seancat të mbyllen pa kuorum. Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për të dal nga kjo situatë”, ka shtuar ai.

FIDANISHTJA

Hoti ka përmendur edhe vendimet joligjore të kryeministrit si ai për faljen e borxheve të rrymës në veri, raporton tutje “Zëri.info”.

Kryeministri e ka shfuqizuar vendimin jo ligjor të tij për faljen e borxheve.

Qeveria ka shpenzuar më shumë se 5 milionë euro shpenzime.

I padrejtë ka qenë edhe vendimi për dhënien e fondeve nga qeveria për pagimin e rrymës në veri./Zeri.