Fundamenti

“Mirusha” një projekt që flitet vetëm në kohën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të gjithë e kanë kuptuar që projekti i lumit “Mirusha” nuk është projekt i fjalëve dhe i tubimeve e fushatave zgjedhore. Ky projekt kushton dhe donë seriozitet e përkushtim për ta përfunduar njëherë e përgjithmonë. Mirusha vazhdon të kundërmojë e qytetarët vazhdojnë të pyesin deri kur do të vazhdojë premtimi për Mirushën.

“Mirusha” vazhdon të kundërmojë përkundër investimit të pjesërishëm që ka bërë qeverisja Haziri. Qytetarët gjilanas edhe këtë vit do të detyrohen të jenë pjesë e kundërmimit, edhe pse ishte premtuar se Mirusha do të jetë vetëm pjesë e historisë.

Banorët që jetojnë përgjatë lumit Mirusha thonë se zvarritjet e punimeve e bëjnë të rëndë jetën e tyre.

Eco Higjiena

Sadati një banor gjilanas thotë se projekti i lumit Mirusha është një mjerim që po i ndodhë komunës së Gjilanit. “Ky është një mjerim, për një Komunë siç është Gjilani, i cili nuk arriti t’i jap fund një problemi kaq të madh, që paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve. Gjilanasit besoj se do të vetëdijesohen e mos t’i votojnë dështakët dhe matrapazët, të cilët në emër “Mirushës” e lanë këtë qytet mes ujërave të zeza dhe kundërmimit të erës së keqe”, thotë Sadati.

Lutfi Haziri ka thënë se do ti realizojë punët e mëdha siç janë edhe projekti i lumit “Mirusha”, “Stanishorka”, e “Morava” .
“Kanë mbetur disa projekte të cilat janë në proces të realizimit dhe disa do të fillojnë së shpejti. Me mbështetjen e qeverisë së Austrisë, do ta përfundojmë projektin e lumit “Mirusha”, “Stanishorka” e “Morava” ka thënë Haziri.

Banorët janë skeptik në premtimet e qeverisjes Haziri sepse siç shprehe ata komuna po tregohet jo serioze ndaj këtij problemi jetik për qytetaret e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.