Izolimi u sjell miliona trafikantëve dhe politikanëve
Kriza e rëndë politike dhe ekonomike, që e ka kapluar tashmë një kohë të gjatë vendin, ka bërë që qytetarët ta braktisin vendin në numër alarmant. Afro 200 mijë kosovarë kanë kërkuar azil së paku një herë në vendet e Bashkimit Evropian gjatë 10 vjetëve të pavarë- sisë së Kosovës.
“Edhe vetë çështja e liberalizimit prej kësaj klase politikanësh nuk ka qenë me perspektivë, ngase në mënyrë direkte ndërlidhet me përfitimet ekonomike. Një pjesë të kriminalitetit me viza e zhvillon parapolitika dhe përderisa regjimi i vizave është aktual, përfitimet materiale janë të mëdha”, theksoi për “Kosova Sot”, Arsim Haziri
Kriza e rëndë politike dhe ekonomike, që e ka kapluar tashmë një kohë të gjatë vendin, ka bërë që qytetarët ta braktisin vendin në numër alarmant. Afro 200 mijë kosovarë kanë kërkuar azil së paku një herë në vendet e Bashkimit Evropian gjatë 10 vjetëve të pavarë- sisë së Kosovës.
Analistët thonë se humbja e shpresës, për shkak të keqpërdorimit të pushtetit dhe mungesës së perspektivës, po e detyron popullin të ikë sa më parë.
“Dikush nga trafikantët edhe mund të ketë ndonjë lidhje me njerëzit e fuqishëm të politikës, duke e ndarë gjahun e fitimeve bashkë. Ka tendenca edhe të natyrës shumë perfide që të largohen ata të cilët konsiderohen se nuk janë votues të partive kryesore politike”, tha analisti Skënder Mulliqi
Analisti Skënder Mulliqi, për ” Kosova Sot”, tha se manovrimet e kësaj klase politike janë të shumta pas luftës. “Gjithë kohën po luhet me fatin e të rinjve tanë, të cilët kanë mbetur në mëshirën e kohës. Po i kryejnë shkollimet e mesme dhe ato të larta dhe kjo nuk po u ndihmon që ta sigurojnë një vend të përhershëm të punës. Po punësohen ata të cilët kanë lidhje me pushtetin , familjarët e tyre, militantët partiakë, nuk ka rëndësi se nuk i kanë kualifikimet përkatëse, kurse shumica po këqyrin seri, duke shikuar për të gjetur shtigje të largohen nga Kosova”, u shpreh ai. Sipas tij, nuk po interesohet kush që të hapen vende të reja të punës apo të zhvillohet ekonomia e vogël dhe ajo e mesme. “Trafikantët e qenieve njerë- zore po manipulojnë me nevojtarët e shumtë, duke u marrë atyre shuma të mëdha parash, e të cilët në plot raste po bien viktimë e tyre, duke rënë në burgje të shteteve fqinje, e të cilët pastaj po trajtohen më keq se shtazët “, ka thënë më tutje Mulliqi
Ikje nga politika
“Konkludoj se heqja e regjimit të vizave nuk u përshtatet politikanëve, pasi në rast të përfshirjes së Kosovës brenda zonës Shengen, zotërimet ekonomike shënojnë përulje”, tha Arsim Haziri për “Kosova Sot”
Edhe analisti Arsim Haziri, për ” Kosova Sot’, tha se Kosova duke qenë në një mjerim të përgjithshëm socioekonomik dhe ligjor, s’mund të ofrojë perspektivë të përgjithshme sociale dhe kur kemi ato rrethana kemi si ikjet e derivuara prej politikës, po ashtu edhe thellimin e varfërisë. “Qëllimi dhe objektivi themelor i të gjithë politikanëve është krijimi i vetëdijshëm i politikave asociale, politika të cilat nuk i kontribuojnë zhvillimit dhe prosperimit dhe brenda kësaj logjike të të qeverisurit janë bërë të mundshme mundësitë për përvetësimin e pasurive publike”, u shpreh ai. “Edhe vetë çështja e liberalizimit prej kësaj klase politikanësh nuk ka qenë me perspektivë, ngase në mënyrë direkte ndërlidhet me përfitimet ekonomike, një pjesë të kriminalitetit me viza e zhvillon parapolitika dhe përderisa regjimi i vizave është aktual, përfitimet materiale janë të mëdha”, theksoi Haziri.
Ndërsa analisti Ridvan Emini, për ” Kosova Sot”, tha se Kosovës i mungon një strategji e mirëfilltë për zhvillim ekonomik, ku edhe do të rritej mundësia për punësim. “Elita politike në Kosovë duhet të bëjë përpjekje që të dalin qytetarët e saj nga izolimi sa më parë dhe rinisë t’i jepet mundësia. Kjo do t’i kontribuonte zhvillimit ekonomik të vendit”, ka vlerësuar Emini.
Dekurajimi ekonomik e social
Juristi Blerim Burjani tha për “Kosova Sot”se e kemi këtë situatë që vjen nga gjendja jopremtuese në zhvillimin e sektorit ekonomik privat, nga mosreformimi i duhur i administratës publike, punësimi vetëm në sektorin shtetëror, pastaj arsimi me cilësi të dobët, si edhe mosinvestimi në sektorin privat, përveç atyre investimeve që po bëhen në autostrada apo infrastrukturë rrugore për interesa të partive në pushtet . “E tërë kjo situatë e mjerë ka ardhur nga zhvatja e vazhdueshme e buxhetit, mosndalja e shpenzimeve të vazhdueshme që krijojnë partitë politike përmes punësimeve familjare. Të meta të tjera janë edhe mosreduktimi i bordeve dhe pagave të mëdha në sektorin publik, duke e bërë një politikë të pashpresë për punësim të gjeneratave të reja”, u shpreh ai. “Është normale se duhet bërë ndryshime rrënjësore në politikëbërje dhe investime dhe reforma ose përndryshe do të ketë në vazhdimësi gjëra, të cilat i detyrojnë të rinjtë tanë që të ikin nga shteti, dhe është një numër i madh i të rinjve që kërkojnë shtetësi në BE”, potencoi Burjani. “Absurdet duhet të ndalen, përndryshe nëse vazhdon një trend i tillë i ikjes, atëherë do të kemi të vështirë edhe po të bëhet liberalizimi i vizave, për shkak të një numri të madh të të rinjve që shpëtimin e shohin në liberalizim të vizave dhe largim. Veç saj, një gjendje shqetësuese është edhe marrja e shtetësisë nga kosovarët në shtetet e BE-së, kjo ka bërë që një numër rreth 40.000 qytetarësh kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare”, ka thënë më tutje Burjani. Sipas tij, kjo është një situatë mjaft e dhimbshme, dhjetë vjet pas pavarësisë.
(Kosova Sot)


