Uji Dea

Ramiz Krasniqi: Po i përzgjedh më të mirët tek Përfaqësuesja U-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trajneri i mirënjohur dhe njëri ndër pedagogët më të mirë në futbollin e Kosovës, përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, i cili me mjaft sukses po drejton Përfaqësuesen e Kosovës U19 në futboll, nga 15 qershori për katër ditë do të grumbullon në dy grupe futbollistët në qytetin e Ferizajit.

Grupi i parë do të jetë me 15-16 qershor ndërsa grupi i dytë do të grumbullohet me 17-18 qershor.
“Po bëjmë përpjekje maksimale me stafin tim të punës që në grumbullimin katër ditor për së afërmi të përzgjedhim më të mirët, ne kemi ndarë në dy grupe futbollistët të vitit 1999 dhe 2000, do të kemi edhe disa futbollist të cilët luajnë jashtë Kosovës dhe do ti testojmë se me çfarë kualiteti do t’na paraqiten, po bëjmë përpjekje që të gjithë futbollistët të kenë mundësin të shpalosin më të mirën e tyre dhe shpresoj se konkurrenca në mes tyre do të jetë e fortë e sportive”, thekson Krasniqi.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin shtator do të jetë në kualifikime për Kampionatin Europian, i cili do të mbahet në Finlandë.
“Ne do të luftojmë me potencialin që kemi, kemi punuar tani e një kohë të gjatë me këta djelmosha e dimë se do të kemi ndeshje shumë të forta për kualifikime por nuk do të dorëzohemi lehtë, së bashku me stafin tim dhe futbollistët do të japim më të mirën që dimë dhe shpresoj në rezultate pozitive”, ka bërë të ditur përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ne kualifikime për Europianin 2018 që do të mbahet në Finlandë është në grup me: Austrinë, Izraelin dhe Lituanin, ndeshjet kualifikuese do te zhvillohen në Austri me 3, 6 dhe 9 tetor 2017./rajonipress/