Fundamenti

‘Marrëveshja me Serbinë, mund t’ia sjellë Kosovës karrige në OKB’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara edhe pse i përkisnin një shteti të përbashkët, Bashkimit Sovjetik.

Por kjo nuk është një model për Kosovën që të bëhet anëtare e OKB-së.

Kështu po thotë ish-ministri i jashtëm jugosllav dhe ish ambasador në Kombet e Bashkuara, Vladislav Jovanoviq kur u pyet për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, çështja e këtyre shteteve të Bashkimit Sovjetik, është e ndryshme nga rasti i Kosovës që dikur ishte pjesë e Jugosllavisë.

“Në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së është e nevojshme të ketë një zgjidhje me Kosovën në dialogun që po vazhdon me Serbinë”, thotë Jovanoviq, transmeton lajmi.net.

Uji Dea

Sipas tij, më shumë se Brukseli dialogun mes dy vendeve, po e përcjell Amerika.

Ai thotë se SHBA-të janë të interesuara për zgjidhje pozitive për Kosovën.

“Edhe pse Brukseli po i mbikëqyr këto deklarata, BE-ja është një partner më i vogël i Kosovës se Amerika. Është në interesin e amerikanëve të gjejnë një zgjidhje për Kosovën”, thotë Jovanoviq.

Ndryshe, marrëveshja ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është theksuar edhe në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së.