ARKATANA

Hoti: Nuk do të lëshojmë rrugë për ata që dhunojnë vlerat evropiane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka falënderuar sot të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoti përmes Facebook-ut ka thënë se LDK me partnerët ka zhvilluar një fushatë fer dhe të civilizuar, që sipas tij shfaq një standard të ri në politikën e vendit.

Hoti ka theksuar se LDK do të punojë rreth perspektivës evropiane të Kosovës, duke u zotuar se “nuk do të lëshojnë rrugë për ata që dhunojnë këto vlera”.

Postimi i Hotit në Facebook:

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, Të nderuara struktura të LDK-së të nëndegëve dhe degëve, Forumit Rinor, Forumit të Grave, Kuvendit të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së LDK-së, Të nderuar qytetarë, votues të LDK-së dhe koalicionit,

Fundamenti

Dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë në këto zgjedhje. Këto tri javë për mua kanë qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Kam takuar mijëra qytetarë të të gjitha moshave, studentë, të rinj e të reja, afaristë, bujq, pensionistë, punëtorë.

Me ekipin tim, jam mundur të zhvilloj një fushatë të civilizuar, fer, me program të qartë dhe të realizueshëm. Besoj shumë se kemi vendosur një standard të ri në politikë në këtë drejtim.

Dëshiroj në emrin tuaj të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në procesin zgjedhor, komisionarët, vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, KQZ, KKZ, policinë dhe organet e rendit, për punën e tyre në mbrojtje të votës së sovranit.

Pres nga KQZ që në ditët në vijim të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të themelohen institucionet e vendit në përputhje me Kushtetutën.

Rrugëtimi jonë bashkë do të vazhdojë për të mbrojtur liritë tona qytetare, rendin dhe ligjin dhe siguruar perspektivën evropiane për Kosovën. Rrugë tjetër nuk ka. LDK dhe unë nuk do të lëshojmë rrugë për ata që dhunojnë këto vlera. LDK dhe unë do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të këtyre vlerave” (sic). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.