Hidromorava

Nga Kuvend i “Vatrës” së Torontos

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Dega e “Vatrës’ së çarkut të Torontos, në Kanadë ka mbajtur takimin e radhës. Ky ishte takimi i parë i vatranëve të këtushëm për vitin 2018. Mbledhja u mbajt në odën e nënkryetarit të degës së këtushme z. Qamil S. Dardhankodra dhe u kryesue nga kryetari Tanush Kastrati i cili fillimisht e hapi mbledhjen.

Ai në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe ua përcolli urimet për Vitin e Ri nga kryesia e “Vatrës” qendrore në Nju Jork për dëshirat ma të mira dhe urimet për vitin që sapo filloi. Kryesia e paraqiti rendin e ditës i cili u pranue nga pjesëmarrësit. Fillimisht ai e paraqiti nji raport të shkurtër për punën e vjeme të “Vatrës” së Torontos.

Përpos punëve dhe detyrave të suksesshme që i kreu “Vatra” vjet ai tha se megjithatë nuk asht tepër i kënaqun me atë që banë, dhe u zotue se sivjet duhet të punojmë edhe ma shumë sepse na presin detyra e punë ma të mëdha. Në mes tjerash ai tha se vatranët duhet të përgatiten për zgjedhjet që do të mbahen sivjet. Ky vit asht shpall “Vit i Gjergj Kastriotit “ – heroit tonë kombëtar, prandaj “Vatra” do të baj çmos që të përkujtohet e të madhnohet ashtu siç e meriton i madhi Skenderbeg.

Kryetari z. Kastrati i njohu të pranishmit me përgatitjet që po bahen për ndërtimin e Kishës shqiptare në Toronto dhe se “Vatra” aty do t’i ketë zyret, në bazë të premtimeve të dhana, gja që e gëzoi kryesinë dhe të pranishmit.

Mobi Casa

Në fillim u zgjodhën dy mbikëqyrës (zyrtarë) e këta janë Gëzim Artini dhe Agon Trëpeza. Mbas kësaj, fjalën e mori sekretari i degës z. Lulzim Rrafshi i cili foli për detyrat dhe për punën që i pret sivjet. Ai nguli kambë për nji punë ma energjike për të gjitha punët që i dalin përpara “Vatrës” dhe u angazhue për masovizimin e “Vatrës”, zgjanimin dhe pranimin e anëtarëve të ri, ndërsa nënkryetari z. Dardhankodra i dha përparësi takimit të zyrtarëve të “Vatrës” së këtushme me njerëzit e pushtetit lokal; këshilltarë, deputetë, kryetarë komunash, etj. gja që nji ditë do të hapej udha me u takue edhe me vet kryeministrin e këtij shteti mikpritës.

Simbas tij kjo do të ishte shumë e dobishme në rend të parë për “Vatrën”. Në këtë mbledhje u pranuen disa anëtarë të ri. Në vazhdim e morën fjalën disa të pranishëm, anëtarë të “Vatrës” të cilët u zotuen për nji punë edhe ma këmbëngulëse për punët dhe detyrat që i presin./rajonipress/

Arbana Tërthore