Eko Higjiena

E rrahin e bëjnë për spital, arrestohen dy të dyshuar nga policia

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informatë së një person ka kërkuar ndihmë mjekësore nga një rast rrahje që kishte ndodhur në fshatin Radivojc.

Patrulla në vendngjarje nga dëshmitarët ka kuptuar se dy persona të dyshuar që të dy shqiptar shtetas të Kosovës kanë sulmuar fizikisht dhe kanë lënduar një person po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës i cili për momentin gjendet në tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit ku sipas mjekut kujdestar ka pësuar frakturë (thyerje) në këmbë dhe vazhdon tretmanin.

ARKATANA

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti në PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/