Hidromorava

Fitore e Pirros

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka arritur të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, por njëkohësisht ka shënuar humbje të madhe, në raport me votat që kishin fituar veç e veç në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Tri partitë politike parlamentare që u bënë bashkë me koalicion parazgjedhor nuk arritën të marrin më shumë vota se PDK-ja që kishte marrë para tri vjetëve. Revolucion elektoral ka shënuar vetëm lëvizja “Vetëvendosje”, e cila pa asnjë koalicion ka arritur t’i dyfishojë votat. LDK-ja doli më së keqi nga këto zgjedhje

Bashkimi jo gjithmonë do të thotë fuqi, ashtu sikur futja në një garë pa ndihmën e askujt jo gjithmonë do të thotë hendikep. Këtë e dëshmuan më së miri zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ku lëvizja “Vetëvendosje”, e cila hyri në zgjedhje pa asnjë koalicion, doli partia e vetme, e cila jo vetëm që pati rritje, mirëpo dyfishoi numrin e votuesve të saj, duke dalë partia e dytë në vend.

“Fillimi i Ri” i Kadri Veselit, i cili mori në armatën e tij edhe dy ish-ushtarakë me nam të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, është dashur të kënaqet me vetëm një “Fitore të Pirros”. Ky koalicion megjithëse ka dalë i pari, ka marrë rreth 12 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2014, kur kishin garuar të vetme.

Eco Higjiena

E nëse ka një humbës të madh në këto zgjedhje, kjo është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila nuk ka arritur as në kuotën prej 30 për qind, përkundër faktit që në ndihmë kishte AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit.

Madje partia e Isa Mustafës tash edhe zyrtarisht ka humbur pozitën si partia e dytë në vend. Me këto përqindje tani sfida do të jetë në formimin e qeverisë. Koalicioni PAN, si formacioni politik më i votuar, do ta ketë një betejë jo të lehtë në formimin e ekzekutivit, pasi që me pakicat do ta krijojë vetëm shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.