UBT

Një koalicion i ri paszgjedhor, i pashmangshëm

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë mbajtur të dielën, kanë nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma, sipas rezultateve preliminare të OJQ-së “Demokracia në Veprim”, pasi KQZ-ja nuk ka mundur të dalë me rezultate paraprake. E dyta, sipas DNV-së, renditet lëvizja “Vetëvendosje”, që për analistët është edhe befasia e zgjedhjeve, kurse fill pas saj, i treti, renditet koalicioni LDK-AKRAlternativa.

“Vetëvendosje” rezulton e para dhe fituese e këtyre zgjedhjeve, me numrin më të madh të votave, si parti e vetme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë mbajtur të dielën, kanë nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma, sipas rezultateve preliminare të OJQ-së “Demokracia në Veprim”, pasi KQZ-ja nuk ka mundur të dalë me rezultate paraprake. E dyta, sipas DNV-së, renditet lëvizja “Vetëvendosje”, që për analistët është edhe befasia e zgjedhjeve, kurse fill pas saj, i treti, renditet koalicioni LDK-AKRAlternativa.

Sipas KQZ-së, në zgjedhje kanë dalë rreth 42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në zgjedhjet e së dielës janë raportuar parregullsi në disa komuna dhe akuza e kundërakuza të partive politike, por ato nuk e kanë cenuar procesin zgjedhor. Sipas DNV-së, PDK-AAKNISMA ka marrë 33,1%, bazuar në rezultatet preliminare të marrë pas numërimit të 87,31% të votave që kanë qenë të fundit për dje. VV-ja zë vendin e dytë me 26,6%, ndërsa koalicioni LDK-AKRAlternativa e treta, me 25,3 për qind. Lista Serbe, sipas DnV-së, ka grumbulluar 4,8 për qind të votave. Ndërsa partitë tjera gjithsej 10,1%.

Sipas 87 për qind të votave të numëruara, koalicioni PDKAAK- Nisma do t’i ketë 41 deputetë. Gjithnjë sipas këtij rezultati, Vetëvendosje do të jetë partia që do të jetë numrin e dytë më të madh të deputetëve, 31.Ndërkaq, nga 87 për qind të votave të numëruara, Koalicioni LDKAKR- Alternativa do t’i ketë 28 deputetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar deri pas mesnate 56 për qind të votave. Sipas të dhënave të KQZ-së, pas numërimit të 56 për qind të votave, 30 mijë e 310 vota kanë dalë të pavlefshme.Ndërkaq, të vlefshme deri tash kanë rezultuar 366.730 vota.

United Hospital

Ende pa u shpallur rezultatet nga KQZ-ja, simpatizantët e koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë nisur festën, siç e kanë quajtur ata të fitores. Para selisë së PDK-së në Prishtinë janë mbledhur shumë simpatizantë të PDK-së, të cilët festuan për rezultatet e arritura. Edhe aktivistë dhe përkrahës të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku kanë festuar, për atë që ata e mendojnë si fitoren e tyre. Bazuar në 73 për qind të votave të numëruara, PAN udhëheq më 38%. ‘Vetëvendosje’, e dyta me 30%, ndërsa LDK-ja është në vend të tretë me 28%.

Prokuroria: Tetë persona të ndaluar për vepra penale

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës në konferencën e fundit për medie kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë iniciuar disa raste që ndërlidhen me vepra penale kundër të drejtës së votimit, me ç’rast janë ndaluar tetë persona. Prokurorja Laura Pula tha se Policia dhe Prokuroria kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Sipas saj, në Prishtinë janë dy raste kundër dy personave që janë në ndalim, në regjionin e Pejës janë dy raste, një rast në Gjilan, një në Prizren dhe në Ferizaj janë dy raste kundër tre personave.”Gjatë ditës së sotme deri në orën 20 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kemi disa raste të iniciuara, që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit. Deri tani kemi pranuar informata. Ndërsa prej të gjitha informatave të pranuara kemi të hapura tetë lëndë, kundër tetë personave. Në Prishtinë kemi dy raste kundër dy personave që janë në ndalim. Njëri është për vepër penale, keqpërdorim i detyrës gjatë zgjedhjeve. Dhe tjetri është për vepër penale asgjësim i dokumenteve të votimit. Në regjionin e Pejës kemi dy raste kundër dy personave, të cilët janë në ndalim për vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe cenimit të lirë të votuesve. Në regjionin e Gjilanit kemi vetëm një rast të një personi, i cili gjithashtu gjendet në ndalim, për veprën penale deklarim i rremë. Në Gjakovë nuk kemi asnjë rast të evidentuar, pavarësisht informatave. Në Prizren kemi vetëm një rast të evidentuar për asgjësim të dokumenteve. Në Mitrovicë nuk kemi asnjë rast. Por, tash kemi marrë informatën e fundit kemi një vepër, në realitet është asgjësimi i dokumenteve të votimit. Në Ferizaj kemi dy raste kundër tre personave që janë në ndalim për vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dy të tjerë keqpërdorim i së drejtës së votimit”, tha Pula.

Ndërkaq, Naim Rexha nga Policia e Kosovës tha se deri tani janë tetë persona të ndaluar, ndërsa gjendja e sigurisë është e zakonshme. “Gjithsej deri në këtë moment, nga 8 raste i kemi tetë persona të ndaluar. Kurse gjithsej i kemi trajtuar 17 informacione të ndryshme. Të cilat i kemi marrë nga burime të ndryshme dhe për të cilat jemi angazhuar. Nga aspekti i sigurisë zgjedhjet deri në këtë fazë konsiderohen se kanë kaluar pa ndonjë impakt të veçantë në aspektin e sigurisë së përgjithshme, që konsiston me gjendje të zakonshme”, tha Rexha./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.