Fundamenti

Memushaj tregon për përleshjen në fushë me Sadikun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj insiston se nuk është i rëndësishëm goli i tij, sa fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit. Ledian Memushaj ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit, duke ndihmuar kuqezinjtë të kthehen në vendin e tretë në grupin e eliminatoreve të Botërorit.

Sipas tij, kjo ishte pjesa më e rëndësishme e takimit të sotëm, duke mos I dhënë rëndësi faktit që kishte gjetur vetë rrugën e rrjetës.

Për atmosferën pas fitores

“Gjëja më e rëndësishme sot ishte të ktheheshim te fitorja dhe të gjenim grupin që kemi qenë. Sot e treguam që jemi ata që kemi qenë më parë”.

Nëse është fitorja e trajnerit apo ekipit

“Besoj se kur fiton një ekip, nuk fiton vetëm trajneri, lojtarët apo presidenti. Kur fiton, fitojnë të gjithë, trajneri, magazinieri, fizioterapisti, të gjithë. Askush nuk e fiton i vetëm”.

UBT

Për golin e shënuar

“Është kënaqësi, kënaqësi e madhe se e dëshiroja shumë golin. Por më shumë isha i kënaqur për fitoren. Nuk është i rëndësishëm goli, nuk jetoj për të, jetoj për ekipin”.

Për “zënkën” në fushë me Sadikun

“S’ka nevojë të sqarohemi, janë gjëra që ndodhin në fushë, bëri mirë që u inatos me mua. Atij desha t’ia jepja po e kapi kundërshtari. Ka raste që kam dhënë pasime të mira, ka raste që jo. Sot e rëndësishme ishte të fitonim, kush i bën golat nuk ka rëndësi”.

Për të ardhmen

“Tani gjëja më e rëndësishme është të arrijmë të tretët”.