Lori së shpejti vjen me “Një takim”
Këngëtarja e dashur për publikun, Loreta Kaçka – Lori, e cila më shumë se një dekadë jeton në Kosovë, dhe ka realizuar një sërë albumesh me këngë të suksesshme dhe të shpërblyera në festivale, së fundmi ka paralajmëruar se do t’a publikon këngën më të re, të titulluar “Një takim”, kënga është e zhanrit baladë, dhe e punuar nga bashkëpunëtorë profesionistë, njëherit edhe miq të saj, kantautorët Armend Rexhepagiçi dhe Aida Baraku, si dhe Darko Dimitrov, shkruan “Kosova Sot Online”.
Këtë njoftim, Lori e ka bërë publik, përmes profilit të saj në Instagram, duke e cilësuar edhe si ndër këngët më të bukura të karrierës së saj deri më tani.


