UBT

Lutfi Haziri apelon qytetarët: Shfrytëzojeni edhe orën e fundit për të votuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur para pak çastesh një konferencë për media, ku ka publikuar gjetjet sa i përket ditës së votimit.

“Bashkë me kolegët e mi, kemi vizituar sot 42 shtabet e nëndegëve të LDK’së në qytet dhe fshatra, sikur që kemi qenë vazhdimisht në koordinim edhe me parnerët e koalicionit në Gjilan dhe Anamoravës. Deri në ora 17:00, sipas përfaqësuesve tanë në qendra të votimit, kanë dalë 39 për qind të qytetarëve”.

“Përgjithësisht, jemi të kënaqur me daljen e njerëzve, por apeloj qytetarët që ta shfrytëzojnë edhe orën e fundit, që të votojnë për mbrojtjen e Republikës. Në këtë mënyrë, do të parandalojnë edhe çdo keqpërdorim të mundshëm. Kemi vërejtur disa probleme teknike, e parregullsi, të cilat janë eliminuar, pastaj dy intervenime të shpejta të policisë. Ajo që është e rëndësishme është që kemi punuar për parandalimin e trenit bullgar”.

UBT

“Rasti më i rëndë është i një OJQ’je të certifikuar, përkrahëse e PDK’së, e cila vazhdimisht në shumë raste ka tentuar të ndikojnë tek votuesit për instruksione e këshilla të ndryshme. Në rastin e dytë, janë suflerat e Lëvizjes së Kuqe, që tregojnë se si të votojnë, e këta janë të Lëvizjes së Kuqe. Kemi gjetur disa raste kur në librat zyrtar të kandidatëve në qendrat e votimit, kanë qenë të rrumbullakësuar disa nga kandidatët e Lëvizje së Kuqe”.

Çdo tendencë për t’i futur duart në kuti, sikur në buxhet, është e papranueshme”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri në konferencën me gazetarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.