Fundamenti

Një dhimbje e rëndë, për dhembjet tona…!

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Atë ditë, kur në familje dhe shkollë erdhi kumti i hidhur për fatkeqësinë që pësoi rëndë shkollarja e re, Erëza Berisha, 11-vjeçare nga Gjilani, sikur i tërë qyteti mbeti pa frymë e me dhimbje. Ishte një lajm i rëndë dhe tmerrues për të gjithë njerëzit. Pse jo? Erëza, shkollarja e re, sapo ka hyrë në botën përrallore të dijes e diturisë. Ajo sa pat filluar ta shijojë jetën e ëmbël në shkollë e në familje. Por, jo! Atë e mori para kohe vdekja e papritur dhe fatkobe. Ajo (vdekja) ia ndali përgjithmonë vrullin dhe hovin e punës. Është kjo një vdekje para kohe dhe fort e dhimbshme. Pra, ishte një dhimbje për dhembjet tona…

Erëza Berisha, sapo filloi t’i lexojë vepra me përralla, si: “Aventurat e Tom Sojerit” të Mark Tvenit, “Liza në botën e çudirave” të Luis Karolit, “Lugjet e verdha të Rexhep Hoxhës e shumë të tjera. Ajo ishte një dritë e familjes dhe një shkëndijë e shkollës. E deshën shumë shkollarët, me të cilët bashkëpunonte dhe udhëtonte nga shtëpia e gjer në shkollë dhe anasjelltas. Ajo qe një vajzjë e pjekur. I buzëqeshi “nuri” e pamja. Ishte e afërt me shokë e me mësimdhënës. Ndërsa, për prindërit, ajo ishte si një “mbretëreshë” e tyre fort e dashur dhe e respektuar . Ishte zonjë e “rëndë” dhe fort e përkrahur nga të gjithë.

E, Erëza rritej dhe i gëzohej jetës, por…
Erëza, ajo bukuroshja e shkollës, sot e gjithmonë, na mungon! Na mungon dhe, mungesa e saj është një dhimbë e rëndë për të gjithë. Por, dhimbja më e rëndë është e familjarëve. Ata sot e kanë më së rëndi. Ata, janë plot me dhembje trupi, por, përnjëherë , duhet të jenë krenarë se patën një shkollare të vyeshme me plot ëndrra jete e pune.

ARKATANA

Dhe, çka na mbetet tjetër të bëjmë e të shtojmë në këto çaste të dhimbjes së “bukur” (të rëndë), kur para Zotit të gjithë jemi, si një, dhe të pafuqishëm. Sado që duam të “largohemi” nga kjo “temë”, dhembja për Erëzën na është e prekshme dhe tejet rrënqethëse. Ajo nuk na lë as të mendojmë për borën e as për ftohtin. Mendja na rrin tek jo ferishtë e re, e cila na iku para kohe dhe pa e shijuar jetën, të cilën fort e deshi në shkollë e në gjiun familjar.

E, Erëza Berisha, na ishte një nxënëse e dalluar e klasës së gjashtë në Shkollën e Mesme të Ultë “Musa Zajmi” në Gjilan. Ajo sot ka shkur në përjetësi. Ky lajmi i rëndë, që na ka kapluar me dhimbje, erdhi si lajm trishtues e tragjik për humbjen e jetës së sak. Ky lajm na ka tronditur nga ai moment kur Erëzës i ngjau fatkeqësia në kohën kur po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Ajo është goditur nga një veturë, e cila e la pa e jetuar jetën.
Dhe, i krejt qytetit, i Gjilanit me rrethinë, me të dëgjuar këtë lajm të dhimbshëm e tragjik, u shokua për rastin fatkeq në fjalë. Kjo është dhimbje që flet shumë jo vetëm për familjarët, por edhe për të tjerët, në përgjithësi.

Andaj, dita e 22 shkurtit 2018, për udhëheqjen e shkollës, nxënësit, kolektivin dhe komunitetin e prindërve të Shkollës Fillore, të Mesme të Ulët “Musa Zajmi” në Gjilan, ishte një e papritur e një fatkeqësie që e pësoi Erëza Berisha nxënëse e klasës VI/4 e shkollës në fjalë.
Pra, krejt ngjarje ngjau kur Erëza Berisha, sapo kthehej nga mësimi për në shtëpi, u aksidentua nga një makinë në rrugën për në Prishtinë, në hyrje të qytetit, te “Tuneli”, e cila shkollare pësoi lëndime të rënda trupore dhe shkoi në përjetësi./tefik selimi/rajonipress/