Kryeministri Haradinaj sqaron marrëveshjen me LDK-në për demarkacionin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka folur për marrëveshjen e arritur sot që i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Ligji për demarkacion përbën edhe raportin shtetëror për orientim. E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK-së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin.Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj në konferencë.
Ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK-së.
Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes.
Ai ka theksuar se ende nuk është arritur konsensus me Listën Serbe.
Ndërkaq, liderët e partive politike sot pasdite kanë arritur konsensus që ta ratifikojnë Demarkacionin në Kuvend, pasi është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/


