Eko Higjiena

Thaçi: Konsensusi i arritur siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet partive politike lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi ka deklaruar se marrëveshja e sotme e partive politike, është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

ARKATANA

“Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen. Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve për temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private”, ka shkruar Thaçi në facebook./Telegrafi/