Votojnë kandidatët e koalicionit të LDK-së në Gjilan
Gjilan – Kanë votuar katër kandidatët për deputet të koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.
Labinota Demi Murtezi ka votuar në Livoc të ulët, Avdyl Halimi e Ismet Hajdini në Gjimnazin e vjetër si dhe Selvete Shurdhani në shkollën “Mehmet Isai”.
Në mesazhet e tyre, ata thanë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës, ditë kjo që vendosë për të ardhmen e tyre./rajonipress/


