Hidromorava

LDK, NISMA dhe PDK e izolojnë Haradinajn, merren vesh për një draft të ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se kanë arritur marrëveshje me PDK’në e Nismën për një draft të ri përmes së cilës synohet t’i jepet zgjidhje demarkacionit. Ai thotë se nuk pajtohen assesi që raporti i Bulliqit të dal në votim. Por për këtë nuk është pajtuar as Haradinaj.

“Po presim të fillojë seanca për të marr një vendim shumë të rëndësishëm. I ftojm ëtë gjitha partitë politike që të veprojnë, që kosovarët të lëvizin lirshëm. E kemi përkrahur deklaratën e përbashkëta të presidentëve sepse ajo lë mundësi për korrigjim sipas nenit 7 dhe 11 të marrëveshjes, presim që partitë të paraqiten në kuvend dhe seanca të zhvillohet normalisht, të mos i kemi skenat e gazit”, u shpreh Hoti.

FIDANISHTJA

Ai tha se dje kanë negociu gjithë ditën me partitë shqiptare dhe ju kanë dhënë mundësinë që t’i shohin kërkesat e tyre.

“Kemi arrti marrëveshje me PDK e Nismë për draftin që duhet të votohet ne kuvend dhe presim që të pajtohen me atë draft dhe të reflektojnë karshi kësaj marrëveshje dhe se paku t’i sigurojnë 61 vota tjera dhe me votat tona marrëveshja kalon përfundimisht” tha Hoti./Express