Mustafa: Nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët
Kryetari i LDK-së dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me rastin e votimit në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ka bërë thirrje për një proces të rregullt zgjedhor nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Unë ftoj që zgjedhjet të jenë të rregullta, të jenë fer, të jenë transparente dhe të fitojmë të gjithë së bashku. Nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë, sepse qytetarët vendosin për të ardhmen e vendit dhe kush do ta qeverisë vendin në periudhën e ardhshme. “Zgjedhjet përcaktojnë edhe fatin e gjithë vendit tonë”, ka thënë kryeministri./rajonipress/

