KKVITI

Ambasadori i Gjermanisë vizitoi KKSH-në

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri takoi në selinë e KKSH-së në Bujanoc ambasadorin e Gjermanisë në Serbi, E.T. Axel Dittmann, i përcjellur nga i ngarkuari për çështje politike dhe migracion Matthias Schikorski.

Gjatë takimit ambasadori Dittmann uroi për detyrën e marrë kryetarin Ymeri dhe u interesua për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Fundamenti

Kryetari Ymeri e ka njoftuar Ambasadorin e Gjermanisë rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së në të ardhmen duke theksuar se çështja e arsimi e posaçërisht sigurimi i teksteve shkollore mbetet një nga sfidat më kryesore, ndërkohë që i ka dorëzuar një dokument në të cilin janë shprehur kërkesat për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Luginës së Preshevës.

Vlen të theksohet se vizita e diplomatit gjerman ishte e para në KKSH, ku u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon./rajonipress/