Haradinaj voton, fton qytetarët të vendosin për fatin e tyre
I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në orën 09:00, bashkë me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, i është drejtuar kutisë së votimit në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Pas votimit Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim dhe të vendosin për fatin e tyre, raporton Express.
“Votova sot bashkë me Anitën, ju bëj thirje qytetarëve të dalin në votime… vota ka rëndësi dhe vendimi i sotëm e ka peshën e vet”- tha ndër të tjera Haradinaj.
Njejtë edhe bashkëshortja e tij i ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.


