Mustafi i lumtur për golin dhe fitoren
Gjermania e ka shkatërruar San Marinon, ku shkëlqeu Shkodran Mustafi.
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka shënuar gol ne fitoren prej 7:0 të Gjermanisë ndaj San Marinos, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e pestë për Gjermaninë në minutën e 47’të, derisa golat tjerë i shënuan: Julian Draxler (11’), het-trik nga Sandro Wagner (16’, 29’e 85’), Amin Younes (38’) dhe Julian Brandt (72’).
Mustafi, i cili është vlerësuar si një ndër më të mirët në këtë ndeshje, u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren, teksa tani po mendon për Kupën e Konfederatave.
“Gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje në kualifikimet për Botërorin “Rusi 2018”. Paraqitje e mirë nga ky grup lojtarësh të rinj. Ndalesa e radhës Kupa e Konfederatave”, ka shkruar ai në Facebook. /Express/


