Hidromorava

Mavraj: “Ende na dhemb humbja ndaj Izraelit, ne ia dhuruam fitoren”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka thënë se Shqipëria ende vuan atë humbjen dëshpëruese prej Izraelit, i cili e pranon se gabimi ishte i mbrojtjes, diçka që duhet përmirësuar.

“Humbja ndaj Izraelit në shtëpi ka qenë e dhimbshme, për mënyrën edhe se si kemi humbur, Gjithë kanë pritur një rezultat më të mirë dhe lojë më të mirë”, tha Mavraj.

“Derisa ishim 0:0, ishim të barabartë, por më pas gjithçka ndryshoi. Ashtu si në gjitha ndeshjet, edhe me Izraelin, ne ishim fajtorët, ne ia falëm golat”, shtoi ai.

UBT

“Mbrojtja është ajo e njëjtë, nuk ka ndryshuar si para Evropianit. Por duhet të përmirësohemi që të mbrohemi si ekip, të lëvizim gjithë së bashku”, është shprehur më tej Mavraj.

“Duhet të gabojmë më pak, golat kanë ardhur nga gabimet individuale, jo pse kundërshtarët kanë krijuar raste të mira për gola. Për këtë duhet të jemi më shumë të vëmendshëm”, përfundoi Mavraj.

(Kosova Sot)