Uji Dea

Partitë mobilizohen për t’i ruajtur bastionet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rritja e madhe e numrit të vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor, zvogëlon mundësinë e manipulimeve me vota. Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kësaj radhe monitorimi do të jetë më rigoroz e nuk do të lejohet të ndodhin manipulime siç kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara, shkruan sot, gazeta Zeri.

Partitë politike kanë angazhuar numër të madh të vëzhgueseve për t’i eliminuar manipulimet me vota nëpër bastionet e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bastion të saj e ka pasur rajonin e Drenicës ku në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur nga mbarimi i luftës e deri më tash ka marrë më shumë vota sesa partitë tjera, të cilat kanë qenë në garë.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) regjionin besnik e ka rajonin e Llapit, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbështetet fuqishëm nga rajoni i Dukagjinit, ndërsa subjektet tjera politike nuk kanë një qytet apo regjion të caktuar si burim votash.

UBT

Në zgjedhjet e mëhershme të mbajtura në Kosovë janë parë manipulime nga më të ndryshmet gjatë procesit zgjedhor sidomos në qytetet bastione të partive politike që u sillnin fitore jashtë pritshmërisë.

Kujtojmë zgjedhjet e vitit 2010 ku mbahen mend manipulimet, vjedhja e votave dhe mbushja e kutive. Mirëpo si duket këtë herë një veprim i tillë do të jetë vështirë i realizueshëm.

Të paktën kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, këtë vit procesi zgjedhor do këtë rrjedhojë normale, pasi nuk do të ketë hapësirë për manipulime nga vëzhguesit, komisionarët apo edhe nga shoqëria civile./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.