Mobi Casa

Menaxheri: Hysaj rendiment të lartë, sepse ndërroi këpucët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për Elseid Hysajn parashikohet një pjesë e dytë e sezonit mjaft intensive në radhët e Napolit.

Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskuetueshëm për Maurizio Sarrin në në krahun e djathtë të mbrojtjes, tani duhet të mendojë edhe për mbulimin e roleve që nuk janë natyrale për të.

Kjo për shkak të dëmtimit të ri të pësuar nga Ghoulam dhe mosndërhyrjes gjatë merkatos së janarit për të marrë një mbrojtës ta djathtë si alternativë. Tashmë futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka mbetur si “ujtë e paktë” në formacionin e Sarrit për fazën mbrojtëse, me trajnerin që duhet t’i lutet Zotit që të mos i ndodhë ndonjë dëmtim i papritur.

Mobi Casa

Pas paraqitjes shumë të mirë të Hysajt ndaj Lazios, menaxheri i tij Mario Giuffredi deklaroi me humor në Radio Kiss Kiss se “Hysaj ka treguar se mund të bëjë mirë në fazën sulmuese. Pikërisht ndaj Lazios ishte i fokusuar më shumë në sulm, ndërsa në ndeshjet e tjera ka menduar më shumë për mbrojtjen. Iu drejtova me një batutë: rendimenti i tij i lartë ka ardhur pasi ndërroi këpucët.”

Hysaj është aktivizuar në 21 nga 23 ndeshjet e këtij sezoni në Serinë A dhe në asnjë rast nuk është dëmtuar apo zëvendësuar, qoftë edhe për arsye fizike. Madje sezonin e kaluar e mbylli si futbollisti me më shumë minuta në këmbë te skuadra e Napolit.

24-vjeçari, falë përshtatjes së tij, pritet të aktkvizohet nga Sarri edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku Napoli ka më shumë probleme në organikë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.