ARKATANA

Këto janë notat marramendëse të Xhakës, Shaqirit e Xhemailit, pas fitores së Zvicrës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zvicra i ka mposhtur 2:0 Ishujt Faroe, ku shkëlqyen Shaqiri dhe Xhaka.

Zvicra ka vazhduar me formën e mirë në kualifikueset për “Rusi 2018”, të cilët në ndeshjen e gjashtë i mposhtën në udhëtim Ishujt Faroe, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqyen dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që shënuan nga një gol.

Mobi Casa

Xhaka kalo në epërsi Zvicrën në minutën e 36’, derisa Shaqiri shënoi për rezultatin përfundimtar 2:0 në minutën e 59’të.

Më i miri i ndeshjes u shpall Xherdan Shaqiri, duke marrë notën më të madhe, 8.7, derisa i dyti u vlerësua Xhemaili me notën 8.4, i ndjekur nga Granit Xhaka me notën 8.2, përcjell Gazeta Express.