Haradinaj: Gjykata Speciale vendim i padrejtë për Kosovën
Kandidati për Kryeministër nga koalicioni, PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj tregoi lidhur me planet për Gjykatën Speciale. “Gjykata Speciale është një projekt i padrejtë për Kosovën sepse është vetëm një etnik është shumë e pakuptim pse ka ardh deri këtu, bëhet diskriminim i viktimave” tha Haradinaj.
Haradinaj tha se nuk e ka votuar vendimin për Gjykatën Speciale, ndërsa tha se obligimet që i ka marr Kosova duhet me i zbatu sepse është vendim i Kosovës.
Ndërsa lidhur me menaxhimin e Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se Qeveria nuk ka shumë obligime është punë e rendit dhe ligjit e gjyqësorit.
Skenari i Ramush Haradinajt për demarkacionin pas 11 qershorit Skenari i Ramush Haradinajt për demarkacionin pas 11 qershorit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për #DebatPernime, para moderatores Jeta Xharra tha se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ka zgjatur shumë duke ditur se nuk është një temë e vështirë.
“Projekti i deritashëm për demarkacionin ka zgjatë shumë, tema është jo aq e vështirë, komisioni i ri i Kosovës do ta trajtoj në tersi ne mendojmë që versioni për me gjet kufiri është në qafë të Çakorrit, do të kemi ri negocim me Malin e Zi”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se do të mundohet të bëjë një zgjidhje me të gjithë duke përfshirë edhe komisionet për kufirin.
“Deri më tani kemi zgjedh shumë tema kam bindjen e plotë se do ta gjejmë një zgjidhje bashkë. Është një qeveri e re e dimë ku është kufiri të gjeturat i dimë, jemi të sigurt që versioni i drejtë është në qafë të Çakorrit”, tha ai.
Në intervistë Haradinaj u pyet edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se puna e asociacionit është zgjedhur në gjykatë kushtetuese.
“E ka zgjedh këtë punë gjykata kushtetuese e ka anulu marrëveshjen paraprake ajo nuk vlen më, sepse nuk është në harmoni me kushtetutën e vendit. Atë që e ka paraparë kushtetuta një asociacion komunash ka vetëm rol koordinues. Na jemi vend sovran kemi kushtetutë”, shtoi ai.


