FIDANISHTJA

Haziri: Do ta përfundojmë projektin e lumit “Mirusha”, “Stanishorka”, “Morava” dhe stadiumi i qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili njëherit është edhe nënkryetar i partisë në qendër, u ka dhënë edhe njëherë mbështetje të madhe kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së në Gjilan.

Duke përmendur punët e mëdha që ka realizuar në Gjilan si kryetar Komune, Haziri theksoi se përveç tjerash, do të përfundohet edhe projekti i lumit “Mirusha”, “Stanishorka”, “Morava” dhe stadiumi i qytetit, për të shtuar se deputetët e ardhshëm të Kuvendit do të vazhdojnë me punë t’hajrit, duke ndikuar që të sjellin investime edhe më të mëdha për qytetin tonë.

ARKATANA

“Nën qeverisjen e LDK’së, Gjilani është bërë yrrnek për punët dhe projektet e mëdha që i kemi realizuar në të mirë të gjilanasve. Kanë mbetur disa projekte të cilat janë në proces të realizimit dhe disa do të fillojnë së shpejti. Me mbështetjen e qeverisë së Austrisë, do ta përfundojmë projektin e lumit “Mirusha”, “Stanishorka” e “Morava”. Do ta përfundojmë edhe stadiumin e qytetit sipas standardeve të FIFA e UEFA, rizhvillimin e qendrës, sikur edhe vendosjen e shtatoreve e busteve të dëshmorëve e heronjve në hapësira dinjitoze në qytet”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.