Në fushatën e LDK-së, mësimdhënësit gjilanas, pre e shantazheve të pushtetit
Gjilan – Lutfi Haziri dhe LDK-ja e tij, duke e ndjerë disfatën gjithnjë e më afër, po e keqpërdorin pushtetin për nevoja të fushatës zgjedhore, në të gjitha segmentet e qeverisjes komunale.
Në iftarin e LDK-së të organizuar për sonte, në orën 20:00, në restaurant “DAJTI” , në kuadër të fushatës parazgjedhore, militantët e saj, zyrtarë në DKA, po I ftojnë mësimdhënësit, duke i mashtruar, se kinse Drejtoria Komunale e Arsimit, e ka organizuar këtë iftar, për ti detyruar ata që t’i bashkëngjiten fushatës falce të LDK-së. Ndërkaq, përmes mesazheve në rrjetet sociale, ata po ftojnë edhe në emër të kryetarit të Komunës, z. Lutfi Haziri.
Duke mos qenë kjo hera e parë, edhe në tubimet tjera të organizuara nga LDK-ja dhe nga vet kandidatët e saj, mësimdhënësit e shkollave të caktuara, janë nxjerrë jashtë mësimit, për t’iu bashkëngjitë fushatës parazgjedhore të LDK-së.
Prandaj, institucionet kompetente të shtetit, Ministria e Arsimit në këtë rast, duhet të ndërmarrin masa për ta penguar këtë fenomen të abuzimit më shkollën, mësimdhënësit dhe nxënësit, për nevoja politike thuhet në reagimin e PDK-së./rajonipress/


