Mobi Casa

Gjilan Zajmi talenti që po çmend botën e gjimnastikës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Talenti i madh i gjimnastikës i cili ka prejardhjen nga qyteti i Gjilanit, e poashtu nga dashuria e madhe për vendlindje babai Bujari djalin e kishte pagëzuar me emrin Gjilan, i cili çdo dit e me tepër përpos që po e bën emrin e tij të nderuar në sportin e gjimnastikës, ai po nderon edhe shtetin e Kosovës.

Talenti Gjilani i cili jeton në Horgen në Kantonin e Cyrihut të shtetit Helvetik, po çmend botën e gjimnastikës me talentin që posedon ky talent, këtë është duke e dëshmuar në çdo paraqitje të tij në turnet e ndryshme gjimnastikore.

Gjilanit nuk ju kanë dashur më tepër se një vit ushtrime për ti mposhtur kundërshtarët e tij në të gjitha veglat gjimnastikore.

Talenti i madh në veglat gjimnastikore siç janë: hekuri, paralelet, unaza, kaluq, në fihura e ushtrimet në dysheme, ushtron katër herë në javë me nga tri orë ushtrime është duke i përvetësuar çdo imtësi të sportit gjimnastikor.

FIDANISHTJA

Gjilan Zajmi, i cili po vijon mësimet në klasën e parë në shtetin Helvetik të Zvicrës ka bërë që shumë trajner të mëdhenj të sportit të gjimnastikës të interesohen për kualitetet e tij, një gjë të tillë e konfirmon e edhe babai i Gjilanit, Bujari.

“Është e vërtet se Gjilani ka një talent të madh në sportin e gjimnastikës, këtë është duke e dëshmuar në garat pjesëmarrëse të cilat organizohen, është duke bërë një punë profesioniste dhe duhet cekur se sporti i gjimnastikës fillon që nga kjo moshë, posedon një elasticitet, shkathtësi dhe forcë të madhe. Njohësit e gjimnastikës Zvicrane më kanë bërë të ditur se Gjilani ka një ardhmëri të madhe të gjimnastikës ndërkombëtare”.

Gjimnastika është njëra ndër sportet më të vjetra në rruzullin tokësor, por edhe njëra ndër më të vështira, por për talentin e madh, Gjilan Zajmin, këto vështirësi janë të tejkalueshme./sylejman ismajli/rajonipress/