ARKATANA

Kryeministri Haradinaj: Krenarë për miqësinë me SHBA-të

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Washington – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington, të organizuar me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Në pritje morën pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, këshilltari i Presidentit të SHBA-ve për siguri kombëtare, Herbert Raymond McMaster, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Laura Cooper, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, përfaqësues të misioneve diplomatike në SHBA dhe bashkatdhetarë.

Kryeministri Haradinaj tha në fjalën e tij se pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-të dhe kjo e bën më të veçantë lidhjen mes dy popujve. Ai tha se SHBA-të në krye të NATO-s ka shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës.

“Është kjo një miqësi e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”, tha kryeministri Haradinaj.

ARKATANA

Në adresimin e tij, këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, H R McMaster, duke i vlerësuar të arriturat e Kosovës në dhjetë vjetorin e pavarësisë, theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë që të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e saj të forcimit të institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik që do të ulë shkallën e papunësisë. Ai tha se SHBA-ja do të jetë përkrah Kosovës edhe në proceset e konsolidimit ndërkombëtar të saj.

Kryeministri Haradinaj ka takuar gjatë mbrëmjes një numër të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, me bashkatdhetarët dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe një bisedë të përzemërt me këshilltarin e Presidentit Trump, H R McMaster, dhe me zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Laura Cooper dhe Matthew Palmer./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.