ARKATANA

Mustafa: Nuk jam penduar për koalicionin me PDK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk është penduar që ka bërë koalicion më PDK-në në vitin 2014, ku ai kishte marr postin e kryeministrit.

Mustafa ka thënë se ata që akuzojnë se moskandidimi i tij për deputetë dhe e as për kryeministër e shpjegojnë si akt moral gënjejnë.

Ai në një postim në facboob ka thënë se për koalicionin u pendua PDK-ja.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Unë nuk jam penduar për koalicionin e vitit 2014 me PDK-në. Prandaj gënjejnë ata që hapjen e rrugës për njerëz të rinj për Kryeministër dhe vendimin tim të mos kandidoj për deputet e shpjegojnë si akt moral për shkak të dështimit të koalicionit me PDK-në.

ARKATANA

Për koalicionin u pendua PDK-ja dhe kryetari i saj e jo unë që respektova marrëveshjen.

Qeveria, të cilën e drejtova, arriti suksese të jashtëzakonshme në ekonomi, në punësim, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në integrimet evropiane. Qeveri e pa korruptuar dhe e aftë.

E vetmja çështje që nuk u përfundua është liberalizimi i vizave, për të cilën përgjegjësinë e kanë ata që e kundërshtuan demarkacionin me Malin e Zi. Ata i lanë qytetarët pa liberalizim!

Për kandidat për Kryeministër, me iniciativën time, është diskutuar një listë më e gjerë, përfshirë nënkryetarë e LDK-së dhe z. Hoti dhe të gjitha strukturat janë pajtuar që kandidat yni në këto zgjedhje të jetë prof. Avdullah Hoti.

Personalisht kam vlerësuar se kandidati për Kryeministër duhet ti prij listës së deputetëve, prandaj si Kryetar i LDK-së kam konsideruar të mos garoj për deputet.

Opinionet tjera në debate televizive i konsideroj si nënshtrim para njerëzve që janë pjesë e ekipeve të koalicionit tjetër. IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.