Qemajl Mustafa reagon sërish: Kryetar se jo mahi ose hiper deficiti kulturor i një kryetari
Gjilan – Ish kreu i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa sërish i është përgjigjur akuzave siç thotë ai me sjellje tallava të Lutfi Hazirit. Vetëm një njeri me kulturë dahije e me sjellje tallava, kështu si kryetari i komunës së Gjilanit, e merr guximin me i quajt hajdutë zyrtarët më të mirë të komunës dhe afaristët më të mirë të saj ka shkruar në reagimin e tij Qemajl Mustafa.
Marre bre. Shumë marre prej një kryetari karshi njerëzve kaq të ndershëm e kaq punëtorë që e mbajtën gjallë dhe e rritën komunën!.
Aq më keq, kjo thuhet prej kryetarit që është iniciues dhe bashkëkreator i keq i akuzës së plogësht për ne.
Akuza do të bie si e pavlerë dhe pernime klani i këtij kryetari ka me u nda me shumë marre. Nëse nuk e ka hëngër krejt marren deri sot ka shkruar Mustafa./rajonipress/


