Sinani shtron iftar për të gjithë imamët e Kamenicës
Kamenicë – Begzad Sinani ka thënë se bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm në mes të Institucioneve, kryetarit të Komunës me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë ef. Bejtullah Hashani ftuam dhe bëmë iftare me të gjithë imamët e Komunës së Kamenicës dhe qytetarë të tjerë.
Bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm në mes të Institucioneve, kryetarit të Komunës me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të gjithë besimtarëve musliman zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe uroj për shëndet e begati, bereqet për çdo familje të tuajën ka thënë Sinani./rajonipress/

