United Hospital

Mehmeti: Normat e interesit në kredi do të vazhdojnë të ulen

/ 2 minuta lexim
HW

Fehmi Mehmeti, ushtrues i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se normat e interesit në kredi në vendin tonë do të vazhdojnë të ulen edhe më tutje. Sipas tij, norma efektive e interesit në nëntor të vitit 2017 ishte 6,7% e që është e krahasueshme me ato të shteteve të rajonit.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se gjatë vitit që lamë pas bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë shënuar një rekord fitimi prej 88.8 milionë eurosh apo 13.6 milionë euro më shumë se gjatë vitit që lamë pas.

Ai po ashtu tregon se normat e interesit në kredi do të bien edhe më tutje.

Eco Higjiena

Mehmeti po ashtu konfirmon se një bankë gjermane ka shprehur interesimin për t’u licencuar në vendin tonë.

Zëri: Gjatë vitit 2018 bankat të cilat operojnë në Kosovë kanë shënuar rekord të përfitimeve, çka ka ndikuar?

Mehmeti: Bankat gjatë vitit 2017 janë karakterizuar me nivel të fitimit neto prej 88.8 milionë eurosh, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak fitimet janë më të larta për 13.6 milionë euro ose 18,7%. Rritja e fitimit neto ishte kryesisht si rezultat i provizioneve më të ulëta për humbjet nga kreditë, kthimeve të kredive të humbura, rritjes së përshpejtuar të nivelit të përgjithshëm të kredive, si dhe cilësisë shumë të mirë të kredive të reja. Kur jemi te rritja e kredive, në dhjetor të 2017-s u shënua rritje e përshpejtuar e kredive vjetore prej 11,6 për qind, krahasuar me atë prej rreth 10.,0 për qind në vitin e kaluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.