Kjo është përgjigja e Albin Kurtit për koalicionet e mundshme të VV-së me PDK-në dhe LDK-në
Ai ka thënë se ‘ata që kanë shkuar në Vetëvendosje nga PDK’ja, kusht e kanë pasur që me këtë parti të mos bëhet koalicion’, e po ashtu sipas Kurtit, ngjashëm ka ndodhur edhe me ata që kanë shkuar nga LDK.
Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur në Drenas për koalicionet e pas zgjedhjeve.
Ai ka thënë se ‘ata që kanë shkuar në Vetëvendosje nga PDK’ja, kusht e kanë pasur që me këtë parti të mos bëhet koalicion’, e po ashtu sipas Kurtit, ngjashëm ka ndodhur edhe me ata që kanë shkuar nga LDK.‘Ata që na kanë ardhur në Vetëvendosje nga PDK, na kanë thënë se vimë me një kusht, që të mos bëni koalicion pas zgjedhjeve me PDK’në. Edhe ata që na kanë ardhë nga LDK, kanë thënë se vimë me një kusht, që të mos bëni koalicion me LDK’në pas zgjedhjeve. Sido që të jetë, më 11 qershor, populli voton masivisht për ndryshim. Më 12 qershor ne do të festojmë. Më 13 qershor merret vesh për koalicionet dhe do të shohim çka ka mbetur sepse do t’i lodhim në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Kurti/


