Hidromorava

Ndalohen nga policia katër gjilanas, posedonin substanca narkotike, një në pranga

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Kufcë, është ndaluar vetura Golf, ku në këtë veturë kanë qenë katër persona që të gjithë shqiptarë shtetas të Kosovës dhe gjatë kontrollit tek njëri nga personat është gjetur një cigare e mbushur JOINT, si e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar, është konfiskuar substanca e dyshuar, pasi testi fushor ka rezultuar 0.7 gramë e llojit marihuanë.

UBT

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti në procedurë të rregullt procedohet në prokurori njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/