ARKATANA

Ish-Ministri i Jashtëm: Pa njohje reciproke, mbetet i hapur konflikti me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-Kryediplomati Skender Hyseni ka thënë se nuk do të ketë mbyllje të konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke. Zyrtari i LDK’së ka theksuar se në situatën sikur është tash, konflikti mbetet i hapur mes dy shteteve.

“Përderisa Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane, problemet midisin këtyre dy vendeve mbeten konflikt i hapur”, është shprehur ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni për Express.

Këto komente, Hyseni i ka bërë pas deklaratave të Ministrit aktual të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia nuk duhet domosdoshmërisht ta njohë Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për ‘AgenziaNova’ të Italisë, Pacolli ka folur raportet me Serbinë.

“Serbia nuk duhet ta njohë domosdoshmërisht pavarësinë e Kosovës, por nuk duhet të ndalë udhëtimin e Prishtinës drejt Evropës”, thotë Pacolli.

ARKATANA

“Ne e pranojmë Serbinë si një fakt ekzistues shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe e dimë që Beogradi mund të kontribuojë shumë në këtë drejtim “dhe prandaj” duhet të pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur“, ka shtuar ai.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE’ja. Para vitit 1998, Kosova ishte nën pushtetin e Serbisë derisa prej vitit 2008 është Shtet i pavarur.

Zyrtarët serbë në vazhdimësi mohojnë shtetësinë e Kosovës derisa në Kushtetutën e tyre e kanë Kosova si pjesë të territorit të tyre.

Kosovën deri tash e kanë njohur më shumë se 100 shtete përfshirë Amerikën, Britaninë, Gjermaninë e Francën. Vazhdojnë të mos e njohin Rusia e Kina.

Kosova tash është në fazën e fundit të dialogut, i cili u ndërpre ditën kur u vra udhëheqësi i Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq. Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se dialogu nuk do të fillojë deri sa të zbardhet vrasja e Ivanoviqit. Nga ky dialog, pritet edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës nga Serbia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.