Eko Higjiena

Ujkani ka një mesazh për Dardanët para ndeshjen me Turqinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, ka kërkuar nga Dardanët që të dielën ta mbushin stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër për ta përkrahur skuadrën në ndeshjen ndaj Turqisë.

“I përshëndes të gjithë Dardanët, ju pres të dielën në Shkodër. Forca Kosova”, ka thënë Ujkani nëpërmjet një video për faqen e Dardanëve në Facebook.

Uji Dea

Ujkani, i cili është lënduar javë më parë gjatë kampionatit në Serie B, është duke stërvitur me skuadrën e Kosovës, shkruan Express.

Ai shpreson që deri të dielën do të jetë gati që të mbrojë portën e Kosovës ndaj Turqisë, ndeshje e cila fillon në ora 20:45. /Express/